PSG

Foto:Google
Mbappé, më protagonist pa Neymar apo Di María
15 February, 2021 @12:59
Sulmuesi francez ka numra më të mirë kur braziliani ose argjentinasi nuk janë në fushë, diçka që do të ndodhë të martën në Camp Nou.
Kylian Mbappé përballet të martën me Barcelonën, në një nga lojërat më të rëndësishme për PSG.
Reprezentuesi francez do të shkojë në Camp Nou pa dy partnerët e tij më të mirë që kur ai zbarkoi në kryeqytetin francez, dy lojtarë të domosdoshëm për aspiratat e ekipit parisien.
Kur Neymar dhe Di María nuk luajnë, Mbappé grumbullon 5.6 goditje për ndeshje, ndërsa 3.6 kur ata luajnë bashkë. Lidhur me mesataren e golave, Mbappé ka një raport prej një goli më të lartë se 0.7 me ata në fushë.
Në ndeshjet në të cilat braziliani nuk u paraqit, por Mbappé u shfaq, kampioni aktual i Ligue 1 shënoi 2.4 pikë mesatarisht.
Të dhënat që tregojnë se, megjithëse humbja e Neymar është e rëndësishme, ata i japin Pochettinos një fije shprese për një rezultat pozitiv kundër Barcelonës.