TOPI I RI

Fotot: UEFA
UEFA prezanton topin e finales së Ligës së Kampionëve
15 February, 2021 @13:30
UEFA duke shënuar 20-vjetorin e dizajnit të topit ikonik “starball” është publikuar dizajni i topit të ri për pjesën përfundimtare të Ligës së Kampionëve 2020/21.
Topi, që po shihet në fotografi, do të përdoret në të gjitha ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kampionëve për këtë stinor, duke nisur nga 1/8 e finales e deri në finale.
Finalja, siç dihet, luhet më 29 maj 2021 në Stamboll. Fituesi i fundit i Ligës së Kampionëve është Bayern Munchen, pasi mposhti në finalen e vitit të kaluar Paris St Germain.