SUPERLIGA

Trepça ‘89 pa sulmuesin më të mirë ndaj Arbërisë
15 February, 2021 @8:07
Skuadra mitrovicase do të luajë sot për herë të parë pa sulmuesin më të mirë Bismarck Sie.
Sie ditë më parë u transferua në CSKA Sofia, i cili kishte të shënuar 6 gola dhe ka bërë 2 asistime deri më tani.
Trepça ‘89 do të përballet nga ora 13:00 me Arbërinë.
Të dyja skuadrat e mposhtën njëra tjetër nga një herë gjatë stinorit sivjet.
Skuadra mitrovicase përveç Sies, ka shitur edhe futbollistin Milot Avdylin gjatë këtij afati kalimtar.
Që të dyja skuadrat kanë nga 21 pikë në Superligë.