SUPERLIGA

Gjilani kërkon fitoren e parë ndaj Feronikelit
15 February, 2021 @8:02
Skuadra e Gjilanit sot do ta kërkojë fitoren e parë të sezonit ndaj Feronikelit.
Në ndeshjen e parë, Nikli e kishte mposhtur Gjilanin me rezultat 4-0, kurse ndeshja e dytë kishte përfunduar me rezultat 0-0.
Gjilani gjendet në pozitën e katërt me 29 pikë, kurse Feronikeli një pozitë më poshtë me 23 pikë.