FIDAN ALITI
Mbrojtësi i Kosovës zyrtarizohet te Kalmar
3 February, 2019 @22:56
Qendërmbrojtësi standard i reprezentacionit të Kosovës, Fidan Aliti, është lojtar më i ri i Kalmarit suedez.
Ekipi i Kalmarit ka zyrtarizuar pak më parë njoftimin, ndërsa ka bërë të ditur se Aliti ka nënshkruar kontratë 4 vjeçare me skuadrën.
“Jam jashtëzakonisht i lumtur që kam nënshkruar me Kalmarin dhe mezi pres të njoftohem me bashkëlojtarët e mi të rinj. Gjithashtu i falenderoj edhe drejtuesit e Kalmarit që me të vërtetë besuan që të investojnë në mua,” ka thënë Aliti 25 vjeç i lindur në Preshevë.
Aliti karrierën e nisi te Luzern, prej ku kaloi në Sheriff të Moldavisë ndërsa pas një stinori të kaluar në Kroaci me Slaven Koprivnicën në dy stinorët e fundit ka qenë pjesë e Skënderbeut të Korçës.
Menaxherti sportiv i ekipit të Kalmarit, Thomas Andersson-Borstam ka vlerësuar Alitin si një majtak që mund të luajë në qendër dhe në krah të majtë të mbrojtjes, ndërsa shpejtësia dhe eksploziviteti i tij pritet t’i ndihmojnë skuadrës.