LEICESTER - UNITED
Përsëri Rashford, United triumfon
3 February, 2019 @17:03
Edhe pse me shumë vështirësi, United në fund arriti të largohet me 3 pikë nga “King Power Stadium”.
Skuadra e drejtuar nga norvegjezi Ole Gunnar Solskjaer shënoi fitore minimale 0-1 ndaj Leicesterit vendas, me ndeshjen që u vendos nga vetëm një gol i shënuar nga Marcus Rashford në pjesën e parë, lojtar ky që po vazhdon të shkëlqejë nën drejtimin e norvegjezit Solskjaer.
TABELA AKTUALE
Për norvegjezin kjo ishte fitorja e 9 nga 10 ndeshjet e tij në krye të skuadrës 20 herë kampione të Anglisë, statistikë që tregon startin e tij fantastik. Gjithashtu, me fitoren e shënuar sot, Manchester United arrin për herë të parë që nga sezoni 2012/2013, sezoni i fundit nën drejtimin e Sir Alex, të shënojë 5 fitore rresht në ndeshjet jashtë shtëpisë.
Kjo fitore e ngrit Manchester Unitedin në pozitën e pestë për herë të parë që nga dita hapëse e sezonit të Premier Leagues, ndërsa nëse Arsenali sot mposhtet në ‘Etihad’, United do ta mbyllë xhiron në këtë pozitë.