TE HUDDERSFIELD TOWN
Me dhurata për tifozët që udhëtojnë
21 December, 2017 @9:29
Mbrojtësi danez i Huddersfield Town, Mathias Jorgensen, i ka ofruar nga një pije për Kërshëndella, të gjithë tifozëve të ekipit që do të udhëtojnë të shtunën në Southampton.
Si shenjë për përkrahjen e madhe që po i japin tifozët ekipit, Jorgensen pritet të harxhojë diku rreth 8 mijë funta angleze për këtë gjest të tij.
Huddersfield, ku luan edhe Florent Hadërgjonaj, do të udhëtojë 750 kilometra drejt St Mary‘s.
TABELA AKTUALE E PREMIER LEAGUE
Sipas BBC Sport, Terrierët kanë marrë 2596 bileta që u takojnë si mysafir.
Jorgensen që njihet me nofkën Zanka ka shkruar: “Shpresoj që t’ju pëlqej dhurata. Zanka Claus po vjen në qytet!”
Huddersfield Town është duke marrë pjesë në Premier Ligë për herë të parë që prej stinorit 1971/72.