Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LEO MESSI

Më mirë të fitoj ekipi

REUTERS/Michael Buholzer

Më mirë të fitoj ekipi


7 January, 2013 @18:10

Fituesi i 3 viteve të fundit të çmimit FIFA Ballon d’Or, çmim ky që i jepet futbollistit më të mirë të vitit, Lionel Messi, duket se është ngopur me çmimet individuale.

Argjentinasi në konferencën e shtypit të mbajtur sot në Zurich të Zvicrës, disa orë para ceremonisë së ndarjes së çmimeve për më të mirët e vitit nga FIFA, tregoi se nuk ishte edhe aq i kënaqur me vitin 2012 pasi që skuadra e tij nuk u shpall kampion.

 

“Ky vit nuk ishte më i miri për mua. Më shumë jam i interesuar për çmime ekipore, se sa për ato individuale,” tha Messi.

 

Së bashku me Messin, kandidat për futbollistin më të mirë të vitit 2012 janë edhe Cristiano Ronaldo dhe Andres Iniesta.

 


 
Të gjitha lajmet nga International