Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PEP GUARDIOLA

Plane për rikthim

REUTERS/Arnd Wiegmann

Plane për rikthim


7 January, 2013 @17:36

Në konferencën e shtypit të mbajtur sot në Zurich të Zvicrës, para ceremonisë së ndarjes së çmimeve për më të mirët e vitit 2012 nga FIFA, ish trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka dhënë deklarata të rëndësishme në lidhje me të ardhmen e tij.

Në pyetjen e gazetarëve se a mendon të kthehet në futboll për ta drejtuar ndonjë skuadër, Guardiola tha: “Po, dua të rikthehem. Nuk e kam në mendje ndonjë skuadër. Nuk e di, por dua që përsëri të jem trajner i futbollit”.

Guardiola është nominuar nga FIFA si kandidat për ta fituar çmimin e trajnerit më të mirë të vitit 2012, së bashku me përzgjedhësin e përfaqësueses së Spanjës, Vicente Del Bosque, dhe trajnerit të Real Madridit, Jose Mourinho. Ky i fundit nuk do të jetë i pranishëm në ceremoninë e sontme të ndarjes së çmimeve, për disa arsye personale.


 
Të gjitha lajmet nga International