ROSSONERI

REUTERS/Giampiero Sposito
Milan reagon ndaj Blatterit
7 January, 2013 @14:05
Në një njoftim të lëshuar në faqen zyrtare të klubit kuqezi nga Milano, thuhet se në vend të fjalëve shtëpia më e madhe e futbollit duhet të veprojë dhe të bëhet proaktive kundrejt racizmit.
“Milan do të jetë gjithmonë kundër racizmit dhe do të reagojë në çdo mënyrë derisa të ndërmirren masat e duhura. Ftojmë autoritetet kombëtare dhe ndërkombëtare sportive që të adaptojnë dhe të aplikojnë çdo rregull kundër racizmit,” thuhet në faqen zyrtare të klubit.
Milan edhe dje para ndeshjes me Sienën kishte dalë me fanella ku shkruante: Milan kundër racizmit.