KOSOVA

BOROZANI/Erdis Driza
Me Omanin në Prishtinë
20 August, 2014 @18:06
Djelmoshat e Albert Bunjakit, për herë të parë do të paraqiten si vendas në stadiumin e Prishtinës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë zëdhënësi i FFK-së, Fazli Berisha, që i ka thënë Sport Plusit se është ndërruar edhe data e miqësores.
“Jemi duke bërë përpjekje që ndeshja të zhvillohet në Prishtinë, ndërsa takimi s’do të luhet siç u parapa më 7, por më 8 shtator,” është cituar të ketë thënë Berisha për gazetën në fjalë.
Kosova-Omani do të jetë miqësorja e katërt e Kosovës me radhë, pas marrjes së ‘amin’-it nga FIFA. Në tre ndeshjet tjera Kosova ka shënuar një barazim dhe 2 humbje. Derisa prej dy ndeshjeve të zhvilluara si vendas, të dyja i ka zhvilluar në Adem Jashari të Mitrovicës.
Vetëm një ditë para ndeshjes Kosova-Omani, në stadiumin e Prishtinës pritet të zbarkojë ekipi i Superligës turke, Sivasspor, që ka konfirmuar miqësoren me Prishtinën.