FFK

BOROZANI/Erdis Driza
Sejdiu dhe Keçi, në disciplinore
20 August, 2014 @15:15
Gani Sejdiu, trajner i ri i Ferronikelit dhe Sunaj Keçi, trajner i Hajvalisë - janë përfshirë në procedurën disciplinore të Komisionit Disciplinor pranë FFK-së.
Sipas njoftimit të botuar në faqen zyrtare të FFK-së, Sejdiu për shkak të tentim sulmit në asistentin e parë të ndeshje dhe gjyqtarin e katërt, duhet dërguar deklaratë plotësuese në FFK, derisa Keçi për sjellje josportive të tipit, shprehje e reagimeve në drejtim të spektatorëve nikoqir.
Ferronikeli si vendas u mposht thellë nga Hajvalia me rezultat 2-5, duke qenë edhe ndeshja me më së shumti gola në xhiron e parë të Superligës.