MUNISHI
Me punë për të arritur synimet
4 July, 2016 @12:15
Ditë më parë Prishtina prezentoi trajnerin e ri të ekipit, Kushtrim Munishin. Ai tani ka nisur punën me ekipin bardhekaltër, që së fundi fitoi Kupën e Kosovës duke e mposhtur Dritën në finale, ndërsa vetë Munishi ka thënë se do të punojë shumë për të arritur synimet e klubit.
“E di se Prishtina në të njejtën kohë kërkon të zbulojë talentë dhe të fitojë trofe. Jam i vetëdijshëm që Prishtina kërkon sukseset dhe unë do të kërkojë nga lojtarët punë e disciplinë për t’i arritur synimet e klubit,” ka thënë trajneri 43 vjeç për Kohën Ditore.
Munishi ka qenë pjesë e Prishtinës edhe si futbollist, ku ka fituar 5 tituj kampioni. Bile, ai është shpallë edhe futbollisti më i mirë në Kosovë njëherë, derisa ishte futbollist i ekipit.
Munishi ka licencën UEFA Pro për trajnerë, ndërsa ka të përfunduar edhe Fakultetin e Shkencave Sportive në UP.