Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARDIAN NUHIU, PAS NDESHJES

Me sistemin VAR, as që mendoj për gjykimin

Me sistemin VAR, as që mendoj për gjykimin


23 October, 2021 @16:53

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, ka përgëzuar lojtarët e tij për angazhimin në fushë dhe fitoren e arritur sot ndaj Llapit.

Fitorja e Dritës bëhet më e madhe për kah rëndësia kur dihet se Llapi kishte hyrë në formë me tri fitore rresht.

“Ka qenë shumë vështirë, dua t’i përgëzoj skuadrat për lojën e treguar. Të dyja e donin fitoren. Ne kur shënuam golin e tretë menduam se mbaroi gjithçka, por kundërshtari ishte tepër kërkues për t’u kthyer në lojë. Unë kam besim te gjyqtarët. Sidomos tani me sistemin VAR, nuk e lodh kokën të mendoj për diçka të tillë,” ka thënë Nuhiu pas fitores së arritur sot, që Dritën e ngriti në pozitë të dytë të renditjes tabelare për momentin.

Drita ka seri prej 5 ndeshjeve pa humbje aktualisht.


 
Të gjitha lajmet nga