JOHNSON E PELLEGRINI

Premier League Official
Më të mirët e janarit
7 February, 2014 @11:36
Kiliani Manuel Pellegrini, trajner i Manchester Cityt dhe mesfushori i krahut të Sunderlandit, Adam Johnson janë përzgjedhur trajneri dhe lojtari më i mirë i muajit janar në Premier League.
Pellegrini në 4 ndeshje me Manchester Cityn regjistroi katër fitore duke e ngritur ekipin deri në pozitën e liderit të ligës. Për më tepër 3 nga këto 4 ndeshje kanë qenë të zhvilluara si mysafir.
Në anën tjetër, çmimin e futbollistit të muajit janar e ka marrë mesfushori i Sunderlandit, Adam Johnson. Johnson që më parë ka djersitur fanellën e Manchester City ka shënuar 5 gola gjatë janarit.
Mesfushori anglez 26 vjeçar ka shënuar hat-trick ndaj Fulhamit, derisa nga një herë ka tundur portën e Southamptonit dhe të Stoke Cityt, ku te këta të fundit ka qenë goli i vetëm dhe i fitores për ekipin e tij.
Pellegrini po e fiton për herë të dytë këtë çmim këtë stinor, pas atij të dhjetorit dhe bëhet trajneri i vetëm që po arrin të merr dy herë këtë çmim këtë stinor.