SHKËNDIJA
Me trajnerin e ri, atmosferë tjetër
5 August, 2021 @16:55
Disa ditë pas largimit të trajnerit Ernest Gjoka, për shkak të rezultateve të papritura të marra në gara evropiane, Shkëndija ka emëruar si trajner të ri të klubit, ish-trajnerin e dikurshëm, Bruno Akrapovic.
Akrapovic ka nisur menjëherë punën me ekipin kuqezi nga Tetova dhe kampionin aktual të Maqedonisë Veriore.
Nga fotografitë e postuara të klubit, duket se atmosfera në ekip ka ndërruar me ardhjen e Akrapovicit, ndërsa Shkëndija që u eliminua nga garat evropiane shpejtë, do të koncentrohet tërësisht në sezonin në vijim, për të mbrojtur titullin kampion.