Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VUSHTRRIA - KIKA

Mehmeti e Maxhuni përmbysin Kikën, Vushtrria fiton dhe merr kreun

Mehmeti e Maxhuni përmbysin Kikën, Vushtrria fiton dhe merr kreun


31 October, 2021 @15:07

Me rezultat 2-1 e ka mposhtur Kikën sot skuadra e Vushtrrisë, fitore e cila bën që Vushtrria të ngjitet në krye të grupit të saj në Ligën e Parë.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll 0-1 për Kikën falë golit të Rinor Isufit, e përmbysja e Vushtrrisë erdhi në pjesën e dytë.

TABELA AKTUALE

Për 1-1 shënoi Adnard Mehmeti, e më pas në minutën e 72’ për 2-1 realizoi Daut Maxhuni, rezultat me të cilin edhe u mbyll ndeshja.

Kjo fitore bën që Vushtrria momentalisht të jetë lidere e Grupit B të Ligës së Parë, kurse Kika momentalisht është e parafundit në këtë grup.

Xhiron që vijon, Vushtrria do të jetë mysafire e 2 Korrikut, kurse Kika e pret Arbërinë në Hogosht.


 
Të gjitha lajmet nga