LIRIA

Mehmeti transferohet te Liria
25 January, 2016 @18:46
Mesfushori i deritashëm i Llapit, Meriton Mehmeti, në pjesën pranverore të këtij stinori pritet ta vesh fanellën bardhezi të Lirisë.
Drejtuesit e klubit prizrenas, kanë arritur marrëveshje me futbollistin në fjalë, i cili me gjasë do të jetë përforcimi i fundit i këtij afati kalimtar për Lirinë, shkruan faqja zyrtare e Lirisë.
Liria sot gjatë ditës kishte nënshkruar edhe me futbollistin Liridon Fetahaj, me të cilën u renovua kontrata edhe për një vit e gjysmë.