ZYRTARE
Memphis konfirmon largimin
20 January, 2017 @13:13
Përmes një postimi në rrjetin social ‘Twitter’, Memphis Depay e ka konfirmuar largimin nga Manchester United.
Lojtari në fjalë ka falënderuar fansat e Manchester United për përkrahjen e vazhdueshme, mirëpo largimi ishte i pashmangshëm, me lojtarin në fjalë që nuk kishte minutazh të mjaftueshëm, veçanërisht me Jose Mourinhon sivjet, sezon në të cilin Memphis në total luajti vetëm 20 minuta.
Memphis do të jetë lojtari i ri i skuadrës së Lyonit, me marrëveshjen që është kompletuar fillimisht për 22 milionë funte, e në bazë të paraqitjeve mund të shkojë deri në 25 milionë funte (3 milionë të tjera paguhen më vonë nga Lyoni).
Pas Schneiderlinit, ky është largimi i dytë nga Jose Mourinho këtë afat kalimtar.