Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

COPA DEL REY

Messi 3 asistime, Tello hat-trick

REUTERS

Messi 3 asistime, Tello hat-trick


23 January, 2014 @0:08

Barcelona ka kaluar shumë lehtë ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Mbretit të Spanjës. 

Katalonasit kanë mposhtur Levanten në ndeshjen e parë duke e mposhtur 4-1. Leo Messi nuk ka shënuar asnjëherë sonte, por ka asistuar tre herë për të shënuar Cristian Tello hat-trickun e tij. 

I tërë kthimi i Barcelonës në lojë ka ndodhur në pjesën e dytë, pasi që pjesa e parë përfundoi me avantazh të vendasve kur Nabil El Zhar u kishte dhënë avantazhin. 

Ndërsa në pjesën e dytë në fushë ishte një Barcelonë tjetër, që tashmë mund të thuhet që ka siguruar gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit, përkundër se ndeshjen e kthimit duhet zhvilluar në Camp Nou, ku rikthimi i Levantes duket i pamundur. 

Ndeshja e kthimit çerekfinale e Copa del Rey zhvillohet javën e ardhshme në Camp Nou. 


 
Të gjitha lajmet nga La Liga