RADAMEL

REUTERS
Rrezikon ‘Brazilin 2014’
22 January, 2014 @22:39
Radamel Falcao ka lënë në ethe sot tërë skuadrën e tij, pasi nën dhimbje të mëdha lëshoi terrenin, derisa ekipi i tij Monaco, fitoi ndeshjen ndaj ekipit Monts or Azergues.
“Kemi humbur Falcaon. Goditje e madhe për ekipin tonë. Mendoj se është serioze,” i ka thënë kapiteni i ekipit nga Principata, Jeremy Toulalan kanalit televiziv Eurosport, menjëherë pas ndeshjes.
Edhe faqja zyrtare e klubit ka njoftuar për lëndimin e Falcaos, por nuk ka bërë të ditur asnjë datë të kthimit duke thënë se duhet të bëhen inçizimet e duhura para se të vërtetohet serioziteti i lëndimit.
Kolumbiani Falcao do të mund të mungojë edhe në Kampionatin Botëror Brazili 2014, nëse lëndimi i tij është aq serioz sa u duk. Ai shënoi golin e parë të ekipit të tij, derisa Emmanuel Riviere shënoi dy të tjerat.