LIVERPOOL

REUTERS
Lucas, 2 muaj jashtë fushave
21 January, 2014 @22:25
Braziliani Lucas Leiva do të jetë jashtë fushave për afro dy muaj, kanë njoftuar sot mediat angleze, derisa kjo shihet si një goditje për Liverpoolin në rrugë për të përfunduar në katërshen e kreut të Premier League.
Mesfushori 27 vjeçar Leiva besohet se ka lënduar ligamentet e këmbës në ndeshjen e fundit të Liverpoolit në Anfield Road ndaj Aston Villës.
Ndërsa mediat angleze kanë njoftuar se shërimi i Leivas do të kërkojë së paku 6 deri në 8 javë shërim, që do të thotë se mesfushori do të mungojë në kohën më të duhur për ekipin e tij në kuadër të Premier League.