SHQIPTARI

Valladolid Official
Rama me gol, Valladolid humb
20 January, 2014 @23:56
Futbollisti i kombëtares shqiptare, Valdet Rama, ka shënuar golin e parë në La Liga sonte në ndeshje ndaj Athletic Bilbaos.
Rama 26 vjeç i lindur në Mitrovicë, ka hyrë në ndeshje në minutën e 80-të dhe ka shënuar golin e fundit për ekipin e tij në humbje, 4-2, në fund të ndeshjes.
Ky ka qenë goli i parë i një shqiptari në La Liga, derisa Rama me golin e tij do të shtojë vlerësimet për atë nga trajneri i ekipit, Juan Ignacio Martinez, që më shumë po e shfrytëzon si rezervë.
Valladolidi i Ramës nuk është në pozitë të mirë në La Liga, pasi që me 16 pikë është në treshen e rrezikuar për rënie nga elita e futbollit spanjoll.
Rezultatet dhe tabela aktuale.