COPPA ITALIA

Forza Italia
Roma eliminon Juventusin nga Kupa
21 January, 2014 @22:34
Derisa trajneri i Romës, Rudi Garcia, kishte vendosur që të nxjerrë në fushë formacionin më të mirë të tij në dispozicion, ai i Juventusit, Antonio Conte, kishte përdorur rotacionin.
E ishte minuta e 80-të e ndeshjes kur sulmuesi i Bregut të Fildishtë, i ardhur këtë stinor në kryeqytetin italian nga kryeqyteti anglez, Gervinho, që shënoi për fitoren e Romës dhe eliminimin e Juventusit nga kupa italiane.
‘Hakmarrja’ romake për humbjen në Serie A, erdhi pas një goli akrobatik të Gervinhos, derisa kjo fitore me rezultat minimal e vlefshme për tu kualifikuar në gjysmëfinale të Coppa Italia, pritet t’i jep moral për ndeshjet e radhës giallorossëve.
Conte kah fundi i ndeshjes futi në lojë Carlos Tevezin dhe Fernando Llorenten, por tashmë ishte vonë për të çuar ndeshjen në vazhdime, pasi që Roma ishte e rrezikshme në kundërsulme.
Roma tashmë eliminon Juventusin në kupën italiane, pasi që gjysmëfinalisti përcaktohet pas vetëm një ndeshjeje dhe pret aty fituesin e duelit, Napoli-Lazio.