Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

COPA DEL REY

Me hapa të sigurta

REUTERS

Me hapa të sigurta


21 January, 2014 @23:01

Real Madrid ka vazhduar të impresionojë në vitin 2014. Ekipi i Carlo Ancelottit ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të çerekfinales së Kupës së Mbretit ndaj Espanyolit në Barcelonë me rezultat minimal 1-0. 

Karim Benzema ka qenë golashënues i vetëm i takimit me golin e shënuar në minutën e 25-të të saj, pas një asistimi të Gareth Bale. 

Me këtë fitore, Real Madrid, ka arritur të shënojë fitoren e gjashtë, të shënojë 14 gola dhe të mos pranojë asnjë gol, derisa ndeshja e kthimit luhet një javë më vonë në Santiago Bernabeu. 


 
Të gjitha lajmet nga La Liga