Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

COPPA ITALIA

Udinese, tmerr i milanezëve

REUTERS

Udinese, tmerr i milanezëve


22 January, 2014 @23:08

Pas fitores ndaj Veronës në fundjavë, pritej që ringjallja e vërtetë e rossonerëve të bëhet sonte në ndeshje të Kupës, pasi që shihej si rruga ideale për dalje në Europë. 

Mirëpo, strategu Francesco Guidolin i Udineses kishte përgatitur befasinë për Milanin e Clarence Seedorfit, duke arritur që t’i eliminojë ata nga Coppa Italia. 

Mario Balotelli i dha epërsinë Milanit në San Siro, por para përfundimit të pjesës së parë, mysafirët barazuan nga penalltia me anë të Luis Muriel, për të fituar ndeshjen në 10 minutëshin e fundit me anë të golit të Nicolas Lopezit. 

Kështu, Udinese siguron gjysmëfinalen e Coppa Italia, derisa në këtë rrugë ka eliminuar radhazi dy skuadrat e qytetit të modës. Në të tetën e finales ata eliminuan Interin, derisa tash në çerekfinale - Milanin. 


 
Të gjitha lajmet nga Serie A