MEDIA
Messi i Alpeve përballë Messit
1 July, 2014 @10:53
Messi i Alpeve, kështu quhet ndryshe djaloshi me prejardhje nga Gjilani, Xherdan Shaqiri. Ai pas fillimit të vështirë të Botërorit, ka shkëlqyer në ndeshjen vendimtare të Zvicrës dhe ua ka mbyllur gojën kritikëve.
Sot, e tërë Zvicra, por edhe më gjërë, do të koncentrohen te ai. Duke pritur se çka do të bëj Messi i Alpeve ndaj Messit të vërtetë.
Kritikat
Shaqiri morri kritika të mëdha pas ndeshjes hapëse të Zvicrës në Botëror ndaj Ekuadorit, ndërsa shkoi përtoke pas disfatës ndaj Francës.
Mirëpo, atëherë reagoi ujku i vjetër, Ottmar Hitzfeld. Trajneri me përvojë ia dha Shaqirit pozitën e tij natyrale, dhjetëshen, mesfushori që rrin para sulmuesit duke e tërhequr Xhakën në krah.
Sulmi zviceran menjëherë u bë i rrezikshëm. Shaqiri ishte i mprehtë, i fuqishëm, kreativ - dhe shënoi hat-trick.
Testi i Hitzfeldit
“Ai ka treguar se çka është në gjendje të bëj. Ky është konfirmim i potencialit të tij. Pozita e re për të në kombëtare, domethënë që ai do të duhet të vrapojë më shumë dhe kjo teston koncentrimin e tij. Ne për momentin, mund t’ia urojmë hat-trickun atij,” ka thënë Hitzfeld.
Ky rol nuk është i panjohur për Shaqirin, pasi që derisa Jup Heynckes ishte në Bayern ia dha disa herë këtë detyrë, për t’i ndihmuar Mario Mandzukicit. Të njejtën gjë ia kishte bërë edhe Manchester Unitedit me Baselin në Ligë të Kampionëve.
10-shja
E tëra kjo tregon se pse e kërkojnë Liverpool, Roma e Milan. Derisa Pep Guardiola nuk ia jep rastin shumë në Bayern, ai shumë lehtë mund të përfundojë te këto ekipe që vuajnë për një 10-she.
“Kur ai luan si mesfushor krijues, mbrapa sulmuesve, është shumë më lehtë për ne. Shpejtësia, depërtimi dhe pasimet e tij kryejnë më shumë se 70% të punës,” ka thënë bashkëlojtari i tij në përfaqësuese, Admir Mehmedi.
Për më tepër, sa herë përzgjedhësi argjentinas, Alejandro Sabella, e ka shikuar ndeshjen e fundit të Zvicrës - diçka është e sigurt, se gjumi nuk e ka marrë rehat. (marrë nga goal.com, mestitujt janë të redakisë)