I GJASHTI

afp
Keshi lë Nigerinë
1 July, 2014 @9:45
Stephen Keshi, selektori i Nigerisë ka dhënë dorëheqje nga posti i tij pas eliminimit të Nigerisë në të tetën e finales së Kupës së Botës dje.
Franca eliminoi Nigerinë me golat e shënuar në 12 minutëshin e fundit të takimit, derisa 52 vjeçari Keshi bëhet përzgjedhësi i gjashtë që dorëhiqet pas eliminimit nga Botërori.
Keshi kishte fituar me Nigerinë, Kupën e Kombeve të Afrikës në vitin 2013 derisa kishte ofruar edhe atëherë dorëheqjen për shkak të mungesës së respektit dhe përkrahjes, por Ministri i Sportit në Nigeri e kishte bindur që të vazhdojë më tutje.
Nigeria kështu arriti të dalë nga grupet e Botërorit për herë të parë që nga “Franca 1998” derisa Keshi iu falenderua të gjithëve në ikje duke thënë se futbolli i vendit të tij ka ardhmëri të ndritur, kanë njoftuar sot mediat e huaja.
Nigeria ishte pjesë e Grupit F të “Brazili 2014”, ku me anë të fitores ndaj Bosnjës e Hercegovinës si dhe me barazimin ndaj Iranit arriti të tetën e finales, derisa tregoi lojë mjaft të mirë edhe ndaj Argjentinës në grup.