Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ZYRTARE

Miazga lojtar i Chelseat

Foto: Chelsea Official

Miazga lojtar i Chelseat


30 January, 2016 @21:46

Ashtu siç u paralajmërua ditë më parë, Chelsea ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e skuadrës së New Yorkut. Bëhet fjalë për qëndërmbrojtësin 20-vjeçar Matt Miazga. Lajmi u konfirmua nga faqja zyrtare e klubit londinez. Ky është transferimi i dytë i Chelseat këtë merkato, pas atij të Alexandre Patos.

Miazga këtë sezon pati paraqitje shumë të mira në ligën amerikane dhe tërhoqi vëmendjen e disa skuadrave evropiane.

Pas nënshkrimit të kontratës, e cila zgjat 4 vjet e gjysmë, amerikani u shpreh shumë i lumtur për arritjen e marrëveshjes. Shuma e transferimit nuk është bërë ende publike.


 
Të gjitha lajmet nga