Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TOMORI

Milani i gatshëm ta blejë Tomorin

Milani i gatshëm ta blejë Tomorin


10 May, 2021 @18:42

Sipas raportimeve, Milani do ta shfrytëzojë opsionin e blerjes për Fikayo Tomorin në rast se kualifikohen për në Ligën e Kampionëve.

Rosonerët përforcuan pozitën e tyre në TOP 4-she pas fitores bindëse ndaj Juventusit, me Tomorin që shënoi golin e tretë.

Sipas calciomercato.com, Milani ka vendosur të nënshkruajë me Tomorin me një marrëveshje përfundimtare dhe nuk do të negociojë për çmimin në rast se sigurojnë një vend në Ligën e Kampionëve.

Qendërmbrojtësi anglez u huazua nga Chelsea në janar të këtij viti dhe Milani ka mundësinë ta blejë për 28 milionë euro gjatë verës.

Tomori ka djerësitur fanellën e Milanit 19 herë këtë stinor, duke shënuar golin e tij të parë mbrëmë ndaj Juventusit.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A