Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EDHE DAKU OPSION!

Mirlind Daku mund të kalojë te Beshiktashi

Mirlind Daku mund të kalojë te Beshiktashi


3 June, 2024 @14:57

Mediat turke kanë shkruar sot se Mirlind Daku mund të bëhet pjesë e Beshiktashit këtë verë. Sulmuesi i Shqipërisë, që pritet të jetë pjesë e kuqezinjëve në EURO 2024, Mirlind Daku, aktualisht luan në ligën ruse për Rubin Kazanin.

Ai ka shënuar 10 gola në 28 ndeshje aty, ndërsa TSpor ka shkruar se rusët janë duke pritur për të përfunduar EURO-ja ashtu që t’i rritet edhe më shumë vlera e ish-sulmuesit të Ballkanit.

Ardhja e Dakut në Turqi shihet si opsion i mundshëm, pasi që Beshiktashi ku luan edhe Milot Rashica e Ernest Muçi, pritet të ndajë rrugët me sulmuesin kamerunas, Vincent Aboubakar.


 
Të gjitha lajmet nga International