Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJILANI - BESA

Mjafton autogoli, Gjilani mban formën

Mjafton autogoli, Gjilani mban formën


28 October, 2020 @15:53

Me fitore të vendasve është mbyllur dueli i luajtur sot mes Gjilanit dhe Besës.

Skuadra e drejtuar nga Gentian Mezani tre-pikëshin e arriti falë një autogoli të lojtarit Mattheus de Paula të mysafirëve në fundin e pjesës së parë (44’), me ndeshjen që përkundër plot tentimeve për shënim, në fund u mbyll me vetëm një gol të shënuar, 0-1 (Mattheus de Paula (AG) 44’).

Për fatin e keq të tij, De Paula nuk arriti ta largojë siç duhet topin e krosuar nga Jackson Ferreira i vendasve dhe kështu e dërgoi topin në rrjetën e gabuar.

TABELA AKTUALE

Fitorja e shënuar sot bën që Gjilani tashmë të ketë 16 pikë, kurse Besa mbetet edhe më tutje e fundit në renditje.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga