Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NAPOLI

Mjafton Higuain

Mjafton Higuain


9 November, 2014 @20:58

Sulmuesi argjentinas i Napolit, Gonzalo Higuain, ka mjaftuar për t’i marrë pikët e plota ekipi i tij në Firencë sonte. 

Napoli ka mposhtur Fiorentinën në duel direkt për vendet që dërgojnë në Europë, derisa Fiorentina dridhi shtyllën napolitane gjatë ndeshjes. 

Një krosim i Christian Maggios që nuk u pastrua nga mbrojtja vjollcë, gjeti Higuainin në zonë, që pa menduar shumë qëlloi rrjetën e Netos. 

Kjo ka qenë fitorja e gjashtë në kampionat e ekipit të Rafa Benitezit, derisa Higuain tashmë shënoi golin e nëntë të stinorit dhe shkruhet në listë të realizatorëve për të katër ndeshjet e fundit me radhë. 

REZULTATET, TABELA AKTUALE


 
Të gjitha lajmet nga Serie A