OL

Nuk ndalen së fituari
9 November, 2014 @16:41
Skuadra e Olympique Lyonit përkundër se nuk ia nisi mirë stinorit, tashmë është këndellur tërësisht.
Ata sot kanë shënuar fitoren e pestë me radhë, derisa humbjen nuk e kanë shijuar në Ligue 1 që nga dita e fundit e gushtit të këtij viti.
Reprezentuesi françez, Alex Lacazette ka nisur serinë e golave për ekipin e Hubert Fournierit, derisa ata e vazhdoi dhe e përfundoi Nabil Fekir me dy gola tjerë të shënuar në fitoren 3-1 ndaj Guingampit sot.
Me këtë fitore Lyon ka dalë në vend të dytë dhe është në mes të dy ekipeve tjera të mëdha të Francës, Olympique Marseille dhe Paris St Germian - që takohen sonte në Le Classique.