BORUSSIA DORTMUND

Dalin nga fundi i tabelës, me autogol
9 November, 2014 @20:37
Borussia Dortmund i është kthyer fitores në momentin e duhur. Para ndeshjes ndaj ekipit me të njejtin emër, Borussia Monchengladbach, këta të Dortmundit, që janë aktualisht nënkampion të Gjermanisë - e panë veten në fund të tabelës.
Pas 5 disfatave me radhë në Bundesligë dhe 7 ndeshjeve pa fitore radhazi, ekipi i Jurgen Klopp ka arritur të mposht ekipin e pamposhtur deri më tani, Borussia Monchengladbach.
E për këtë ekipi verdhezi i është falenderues lojtarit mysafir Christoph Kramer, që ka shënuar një autogol të bukur - për t’ia sjellë fitoren Dortmundit dhe tifozëve të mrekullueshëm të tij.