MANCHESTER UNITED
Mourinho: Dua të qëndroj
4 January, 2018 @14:41
Në konferencën e sotme për shtyp, Jose Mourinho ka demantuar zërat për një largim të mundshëm nga posti i trajnerit të 20-herë kampionit anglez.
“Jam i përkushtuar ndaj skuadrës dhe dua të qëndroj. Nuk kam arsye të largohem dhe largohem vetëm nëse klubi më largon.
A e kam humbur urinë apo pasionin për sukses? Vetëm se nuk aktroj si palaço në ‘touchline’ gjatë ndeshjeve nuk do të thotë që e kam humbur pasionin. Pasioni shihet në punën që e bën, jo në atë çfarë e paraqet para kamerave.” - deklaroi Jose sa i përket një largimi të mundshëm.
Sa i përket lëndimeve në skuadër para ndeshjes me Derbyn, ndeshje që United e zhvillon nesër mbrëma në kuadër të FA Cup, Jose deklaroi:
“Lukaku është i gatshëm për lojë, pasi që e ka kaluar tronditjen e vogël që e pati. Gjithashtu edhe Fellaini është i gatshëm për nesër, ndërsa Carrick është rikthyer në stërvitje por nuk është gati për lojë. Antonio Valencia rikthehet javën e ardhshme dhe me shumë gjasa është i gatshëm për ndeshjen ndaj Stoke Cityt.
Kur jemi te ndeshja e nesërme, Romero do të startojë si dhe do të ketë ndryshime në formacion për shkak të lodhjes së akumuluar gjatë kalendarit të ngjeshur gjatë dhjetorit.”