CHELSEA

REUTERS
Mourinho kërkon Lopezin
24 December, 2013 @10:01
Portieri i Real Madridit, Diego Lopez, që u ble me kërkesë të Jose Mourinhos në janar të vitit 2013, pas lëndimit të Iker Casillasit mund të kalojë në verën e ardhshme te Chelsea.
Kështu njofton sot Foot Espana, duke bërë të ditur se mosha e Petr Cech dhe e Mark Schwarzerit në Chelsea, nuk i garantojnë Mourinhos siguri në portë, derisa 23 vjeçari Lopez mund të bëhet numri 1 i ardhshëm i londinezëve.
Besohet se Diego Lopez i është përgjigjur pozitivisht Mourinhos, por i ka thënë se kjo do të ndodh vetëm nëse Iker Casillas do t’ia zë vendin si portieri i parë i madrilenëve.