SPURS
Mourinho në ndihmë komunitetit
30 April, 2020 @1:09
Trajneri i Tottenham Hotspurit Jose Mourinho është parë sot duke ndihmuar komunitetin që ka nevojë për ndihmë në raste pandemie.
Klubi i Spurs ka publikuar fotografitë e menaxherit të skuadrës, me maskë e dorëza, duke mbajtur spinaq e perime tjera në qendrën stërvitore të skuadrës, ku prodhohet ushqimi për ekipin e parë.
Tottenham po shpërndan ndihma komunitetit lokal që është në vështirësi në kohëra pandemie. Stadiumi i Tottenhamit gjithashtu është vënë në shërbim të Shërbimit Shtetëror të Shëndetit (NHS).