Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

REKORD I GOLAVE NË NJË NDESHJE KËTË STINOR

Moustapha Ba hat-trick, Trepça fiton në ndeshjen me 10-gola të shënuara

Pamje nga një fitore e stinorit të kaluar/ Foto: KFTrepça/ fb

Moustapha Ba hat-trick, Trepça fiton në ndeshjen me 10-gola të shënuara


4 March, 2023 @15:11

Sulmuesi i Trepçës, Moustapha Ba, ka shënuar hat-trick, ndërsa Trepça ka shënuar fitore në goleadën 10-golëshe të luajtur sot, duke e mposhtur Drenasin me rezultat 7-3 në ndeshjen që prodhoi më së shumti gola këtë stinor në Ligë të Parë.

Trepça 7-3 Drenasi [Moustapha Ba 6, 55, 62, Endrit Emini 14, Diar Mustafa 17, Ardian Neziri 26pen., Liridon Voca 77pen. - Laurent Xhylani 41, Ermir Karaxha 46, Drilon Leku 89pen.]

TABELA AKTUALE

Mitrovicasit nisën shpejt ndeshjen, ndërsa pas golit të Ba-së, arritën shpejt në 4-0, derisa mysafirët në pjesë të parë zbutën epërsinë në 4-1, pasi që portieri Januz Miftari i Trepçës u përjashtua me dy kartona të verdhë.

Në pjesë të dytë Drenasi bëri 4-2, kur Karaxha shënoi me të nisur pjesëloja tjetër, por mitrovicasit u rikthyen, edhe pse me një lojtar më pak, për të plotësuar goleadën me 7-2, para se Leku krejt në fund të takimit të vendos përfundimtaren 7-3, në ndeshjen që shënoi rekord të stinorit me 10 gola të shënuara në përballje.

Fitorja, bën që ekipi i drejtuar nga Emin Baliqi të forcohet në pozitën e tetë me 17 pikë nga po aq ndeshje, ndërsa Drenasi ka 25 pikë dhe nuk duket të ketë telashe me qëndrimin në mes të tabelës, saktësisht në pozitën e gjashtë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë