Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ST.MARY'S

Mposhtet City, rihapet lufta për top4

Foto: Premier League Official

Mposhtet City, rihapet lufta për top4


1 May, 2016 @19:21

Barazimi i United ndaj Leicesterit u mendua se do t’i jepte fund çështjes top4 në Angli, mirëpo humbja që City e pësoi nga Southamptoni bën që kjo garë të rihapet.

Me një skuadër të përgjysmuar për shkak të ndeshjes me Realin në mesjavën e ardhshme, City pësoi 4 gola dhe u mposht me rezultat 4-2 ndaj një Southamptoni të udhëhequr nga Super Mane. Senegalezi Mane shënoi tri herë dhe kështu ia siguroi fitoren skuadrës së tij, e cila tashmë kalon në pozitën e shtatë në tabelë.

Javën e ardhshme City luan ndaj Arsenalit dhe një gabim eventual në atë takim mund ta komplikonte edhe më tepër sigurimin e vendit të katërt, vend i cili është qëllim edhe i Manchester United-it.


TABELA AKTUALE PREMIER LEAGUE


 
Të gjitha lajmet nga