B: RAMIZ SADIKU 1-0 KEK
Muhamed Rakovica sjell fitoren e RamizSadikut
31 October, 2020 @17:22
Skuadra e Ramiz Sadikut ka shënuar fitoren e dytë me radhë në shtëpi, duke e mposhtur sot KEK-un e Obiliqit me rezultat minimal 1-0 [Muhamed Rakovica 60].
Golin e vetëm dhe të fitores për skuadrën prishtinase e shënoi Muhamed Rakovica, që i mundësoi ekipit të arrijë fitoren e dytë radhazi si vendas, si dhe të tretën në total në Ligën e Parë B.
Përndryshe, KEK-u luftoi për të arritur pikët në këtë takim, por pamjaftueshëm për të shënuar golin e barazimit.
Ekipi i Obiliqit kështu mbetet me një fitore të vetme në këtë stinor dhe në pjesë të poshtme të tabelës të klasifikimit në ligën përkatëse.