VEDAT MURIQI

Vedat Muriqi duke shënuar golin e parë të ndeshjes/ Foto: FFK
Muriqi nuk i ka pritur 4 gola!
1 June, 2021 @23:36
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, në deklaratën e tij pas ndeshjes së fituar ndaj San Marinos, ku shënoi rekord personal prej 4 golave në një ndeshje për Kosovën, ka thënë se nuk e ka pritur që do të shënojë kaq gola sonte.
Megjithatë, ai ka thënë se ekipit i ka ardhur mirë kjo fitore pas një serie jo të mirë në periudhën e kaluar.
“Nuk e kam pritur aspak që të shënojë 4 gola. Ka qenë ndjenjë e mirë, pas një viti të vështirë te Lazioja. Fitorja na është dashur edhe pse kemi luajtur ndaj San Marinos, pasi që kemi pasur seri jo të mirë të rezultateve,” ka thënë ndër të tjera sulmuesi prizrenas i Kosovës, Muriqi.
Kosova pas fitores ndaj San Marinos sonte, udhëton për në Klagenfurt ku do të ndeshet me Maltën. Pas kësaj në javën që vjen do të merr fluturimin për në Antalya, ku Dardanët do të luajnë ndaj Guinesë e Gabmisë.