FENERBAHÇE 3-2 YENI MALATYASPOR
Muriqi përsëri shënon, Fenerbahçe rrezikon por fiton në fund
27 June, 2020 @19:55
Vedat Muriqi ka vazhduar me gola në Superligën turke sot, duke shënuar golin e parë dhe të epërsisë së ekipit të tij Fenerbahçe, në fitore ndaj Yeni Malatyasporit 3-2 [Muriqi 70, Tufan 90, 90+6 - Ndayishimiye 81, Donald 89].
Fitorja e çon Fenerbahçen në pozitën e gjashtë të renditjes, ndërsa mysafirët mbesin në luftë për mbijetesë.
Përndryshe, ky ka qenë goli i 14 i sulmuesit të Kosovës në Superligën turke, duke qenë i treti në renditjen e përgjithshme të golashënuesve pas norvegjezit Alex Sorloth dhe senegalezit Papiss Cisse.