KUQEZI

REUTERS
Mustafi pritet të debutojë shpejtë
23 January, 2014 @10:27
Sipas mediave tiranase, futbollisti i fundit që ka pranuar ftesën e kombëtares shqiptare, Shkodran Mustafi, mund të debutojë me fanellën kuqezi që në ndeshjen e parë të Shqipërisë, e që parashihet të jetë ndaj Kolumbisë më 5 mars.
Përkundër se ende nuk ka nisur asnjë procedurë ligjore për të paisur me pasaportë shqiptare Mustafin e lindur në Gjermani me origjinë nga Gostivari i Maqedonisë, ai ka dhënë sinjale të qarta se do të jetë në shërbimet e Gianni De Biasit.
“S’kam kontakt me Joachim Low. Për të qenë i sinqertë, as që mendoj se do të më vjen ftesa nga Gjermania, kështu që në të ardhmen do të luaj për Shqipërinë,” është cituar të ketë thënë Mustafi për Torgranate.de.
Shkodran Mustafi është qendërmbrojtës 22 vjeçar dhe luan aktualisht për Sampdorian në Serie A të Italisë. Ai ka qenë pjesë e rregullt e të gjitha grupmoshave të përfaqësueses gjermane në futboll: U-16, U-17, U-18, U-19, U-20 dhe U21.