SHQIP NË BOTË
Mustafi sjell 3 pikë
25 September, 2015 @22:06
Qendërmbrojtësi me origjinë nga Gostivari që mbron ngjyrat e përfaqësueses gjermane, Shkodran Mustafi, ka shënuar golin e vetëm dhe të fitores për Valencian sonte në Mestalla ndaj Granadas.
Mustafi është treguar edhe njëherë se di të jetë i rrezikshëm kur del në sulm me ekipin e tij, duke shënuar golin vendimtar të takimit.
Kjo ka qenë fitorja e dytë për Valencian këtë stinor.