FRANÇEZI
M’Vila bisedon me Interin
18 June, 2014 @9:53
Yan M’Vila i cili stinorin e shkuar djersiti fanellën e ekipit rus, Rubin Kazan, është parë në Milano të Italisë dje.
Derisa gazetarët e kanë parë dhe e kanë pyetur arsyen e ardhjes së tij në qytetin e modës, ai ka thënë.
“Jam këtu për Interin,” është cituar M’Vila nga mediat italiane sot, transmeton Foot Italia.
M’Vila i cili kishte kaluar nga Rennes te Rubin Kazan në vitin 2013, nuk ka arritur të bëj bujë të madhe në elitën e futbollit rus dhe tashmë po shikohet si transfer potencial i Interit, ka njoftuar edhe e përditshmja Corriere dello Sport.