RUS - KOR
Rusia nxjerr pikë, përkundër Akinfeevit
18 June, 2014 @2:01
Përballja e fundit të xhiros së parë të ndeshjeve grupore në Kampionatin Botëror Brazil 2014, ajo ndërmjet Rusisë dhe Koresë Jugore, përfundoi me rezultat të barabrtë 1-1.
Akteri kryesor në ndeshje ishte portieri rus, Igor Akinfeev, i cili në minutën 68’ pas një reagimi katastrofal ndaj goditjes së jugkoreanit Keun-Ho Lee, e pa topin në portë.
Që gabimi i Akinfeevit të mos jetë fatal u përkujdes sulmuesi i sapo inkuadruar në lojë, Alexandr Kerzhakov, i cili e barazoi rezultatin në 1-1, e që ky rezultat edhe doli të jetë përfundimtar për këtë ndeshje.
Me këtë rezultat, Rusia dhe Korea Jugore tani kanë nga një pikë secila, duke u renditur pas Belgjikës në grupin H.