BEL - ALG
Rikthimi belg
17 June, 2014 @19:33
Ndeshja ndërmjet Belgjikës dhe Algjerisë përfundoi me fitoren e merituar të belgëve, të cilët triumfuan me rezultat 2-1.
Algjeria kaloi e para në epërsi me golin e Sofiane Feghoulit, i cili shënoi në minutën 24’ nga penalltia.
Belgët filluan të jenë më dominues sidomos në pjesën e dytë, duke pasur më shumë posedimin e topit dhe duke u vërsulur në portën e algjerianëve, ndërsa në këtë ndikuan edhe zëvendësimet e shpejta të trajnerit Marc Wilmots në 20 minutat e para të pjesës së dytë.
Pikërisht edhe dy golat e radhës erdhën nga zëvendësuesit. Së pari rezultatin e barazoi Marouane Fellaini (70’) vetëm pesë minuta pasi u inkuadrua në lojë, kurse më pas, zëvendësuesi i Nacer Chadlit, Dries Mertens, realizoi për 2-1 në minutën 80’.
Mesfushorit ofansiv me prejardhje nga Istogu, Adnan Janzuajt, nuk iu dha rasti fare në këtë ndeshje nga trajneri Wilmots.
Ndeshja tjetër e këtij grupi (H), ndërmjet Rusisë dhe Koresë Jugore luhet në mesnatë.