SHKODRAN MUSTAFI
“Ishte ndjenjë e mahnitshme”
17 June, 2014 @19:24
Ndeshja e djeshme kundër Gjermanisë dhe Portugalisë ishte shumë e veçantë për mbrojtësin me prejardhje shqiptare të përfaqësueses së Gjermanisë, Shkodran Mustafi.
Mustafi u inkuadrua në minutën 73’ në lojë duke e zëvendësuar Mats Hummelsin, ndërsa në fund ekipi i tij triumfoi me rezultat të thellë 4-0.
Atmosfera fantastike, dominimi bindës i pancerëve dhe paraqitja e tij e parë në Kampionatin Botëror siç duket ka ndikuar së tepërmi tek Mustafi, i cili emocionet e kësaj ndeshjeje i përshkruan si mahnitëse.
“Nuk e kam kuptuar atë që ndodhi. Ishte një ndjenjë e mahnitshme,” ka shkruar shkurt Mustafi në profilin e tij zyrtar në Facebook.
Gjermania e Shkodran Mustafit ndeshjen e radhës e luan këtë të shtunë kundër përfaqësueses së Ganës.