Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ONIX 1-1 TREPÇA'89

Namani shpëton ‘89-shin nga humbja, Onix ngritet

Namani shpëton ‘89-shin nga humbja, Onix ngritet


22 November, 2021 @11:14

Onix është ngritur në pozitë të dytë të renditjes tabelare në Ligën e Parë Grupi A, pas duelit të zhvilluar me liderin e pamposhtur të grupit, Trepça’89.

Futbollistët e Onixit kanë dominuar në pjesën më të madhe të ndeshjes dhe kanë pasur raste të mira për shënim, por asnjëra nuk u konkretizua derisa në minutën e 85 të ndeshjes M. K. Fatty ka shënuar për epërsi 1-0 (80), pas asistimit të Qëndrim Gashit.

TABELA AKTUALE

Por, shpejt barazuan mitrovicasit që deri atëherë ishin të qetë sa i përket sulmeve. Pas një krosimi në zonë nga Okonnkwo, ka qenë Rilind Namani që ka qëlluar portën e Armend Ruxhit për të barazuar dhe për të përcaktuar rezultatin final Onix 1-1 Trepça’89 [Malik Fatty 85 - Rilind Namani 89].

Ky rezultat ka lënë Trepçën’89 ende si ekip pa humbje në Ligë të Parë A, ndërsa Onix është ngritur në pozitë të dytë me këtë pikë, duke u bërë ndër kandidatët serioz për një vend që dërgon në PlayOff të Superligës.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë